Zyrtarizohet varianti i ri i koronavirusit emërohet “Omicron”, OBSH: Është tepër shqetësues

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si një “variant shqetësues” mutacionin e ri të shfaqur të koronavirusit.

Varianti, i quajtur tashmë Omicron, u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor. I njohur më parë si B.1.1.529, ai është identifikuar gjithashtu në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

OBSH deklaroi në një konferencë për shtyp të premten se të dhënat paraprake sugjerojnë një rrezik në rritje të riinfeksionit me këtë variant.

- Advertisement -

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

- Advertisement -

Nuk është e pazakontë që një virus të pësojë ndryshime me kalimin e kohës. Një variant bëhet shqetësues kur mutacionet e tij mund të ndikojë në gjëra të tilla si transmetueshmëria, virulenca ose efektiviteti i vaksinave.

OBSH deklaroi gjithashtu se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët ende po punojnë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA