Zyrtare, Rudina Hajdari zbulon qarkun ku do kandidojë deputete në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja Rudina Hajdari, pjesë e Nismës Thurje, ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Ajo ka zbuluar se do të kandidojë si deputete në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit.

Hajdari e ka bërë këtë njoftim përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale. Ajo ka ftuar qytetarët e Elbasanit t’i bashkohen ekipit të saj.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.

Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.Eja bashkohemi!Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!Ju falenderoj nga zemra”, shkruan Hajdari.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Nuk pritej, i dashuri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën e flamurit shqiptar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej disa kohësh është në një lidhje me biznesmenin turk Hysen Usta. Dyshja...

Mjeku vdiq disa ditë pas vaksinimit, gruaja e tij bën deklaratën shokuese

Mjeku Gregory Michael nga Florida në SHBA ndërroi jetë 16 ditë pasi u injektua me vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor. Mjeku...

E trishtë, humb jetën ish komandanti i UÇK-së

Një lajm i trishtë është raportuar sot në media. Shefqet Paçarizi, komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 122 të UÇK-së, ka...

“U bëre mendjemadh sa bëre lekë”, Getinjo i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Një nga reperët më të njohur shqiptar është Getinjo. Ai dhe vëllai i tij, Mozzik, kanë arritur shumë suksese me këngët e...