Wednesday, September 23, 2020

Zbulohet skandali, më shumë se 20 qeveri përgjojnë njerëzit përmes Whatsapp

Të paktën 20 qeveri dhe ushtri të vendeve të ndryshme në botës përdorin si objekt përgjimi Whatsapp-in. Këtë e ka konfirmuar agjencia “Reuters”.

Sipas saj, një software spiunazhi kishte bërë të mundur përgjimin e smartphone-ve të njerëzve të prekur. Ky software është realizuar nga firma izraelite NSO Group.

Pasi e ka prodhuar atë dhe e ka shitur, Whatsapp ka dorëzuar aktakuzën kundër kësaj firme. Ky software shfrytëzonte një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp.

Bëhet e ditur se të paktën 1400 përdoruesve u është hakuar smartphone-i. Të prekur janë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

NSO është akuzuar dhe më parë se ka shitur programe spinuazhi për qeveritë. Ata kishin deklaruar se këto programe ia shisnin vetëm qeverive që i përdornin ato kundër terrorit apo kriminalitetit. Ndërkaq, ndaj akuzave të Whatsapp, kjo kompani nuk është kundërpërgjigjur.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e mërkurë, 23 shtator

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 23 shtator, 2020

DashiHëna do të ketë ndikim të favorshëm, por ju duhet të jeni të vendosur që të gjeni të gjitha zgjidhjet për problemet tuaja. Megjithatë...

Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?Kjo ishte...

Mashtrimi me maskat e Covid/ Skandali në Itali përfshin edhe Shqipërinë

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë...