Zbulohet produkti natyral që ul hipertensionin

Sipas një studimi të ri, është një produkt natyral që mund të ndihmojë në uljen e hipertensionit. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti Manitoba në Kanada kanë kryer një studim për të përcaktuar ushqimet që lidhen me hipertensionin. Studimi është prezantuar së fundmi tek konferenca e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Shkencëtarët kanë monitoruar minjtë me nivele të larta të tensionit të gjakut dhe probleme me zemrën. Ata i ushqyen minjtë me lloje të ndryshme bishtajoresh, si fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe qiqrat, për një periudhë të caktuar kohe. Pasi analizuan rezultatet, ata zbuluan se konsumimi i bishtajoreve ndihmoi në përmirësimin e qarkullimit të gjakut tek këmbët e minjve që vuanin nga sëmundja arteriale periferike, që tkurr arteriet në gjymtyrë.

Ata më pas zbuluan se thjerrëzat, sidomos ndihmuan në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe përmirësuan qarkullimin e gjakut. “Këto rezultate janë të jashtëzakonshme, duke qenë se sigurojnë një mënyrë jo-farmakologjike për të trajtuar sëmundjet e lidhura me çrregullimin e qarkullimit të gjakut”, deklaroi drejtuesi i studimit, dr. Peter Zahradka.

Thjerrëzat sigurojnë fibra, antioksidues, folate dhe magnez, të gjitha këto lëndë ushqyese që lidhen me shëndetin e mirë të zemrës. Këto veti ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin. /ATA/

TE FUNDIT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Dogji për së gjalli 12-vjeçaren shqiptare/ Zbulohet pas 9 vitesh identiteti i pedofilit që tentoi të përdhunonte të miturën në Greqi

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa vitesh ndaj një vajze të vogël me origjinë shqiptare, e cila u dogj e...

E bujshme/ Italia hedh në gjyq kompanitë prodhuese të vaksinës anti-COVID, zbardhet arsyeja

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se Italia do të kërkojë llogari ndaj kompanive Pfizer dhe AstraZeneca për vonesat në dërgimin e vaksinave. Përmes një postimi...

Instagrami “tradhton” shkodranin në burg në Angli, si u zbulua teksa u premtonte grave të ndryshme se do i takonte sapo të dilte

Një shqiptar i dënuar me 27 vite burg në Angli përdor nga qelia një telefon ilegalisht për ti uruar familjarëve ditëlindjet e publikuar foto...

Të infektuarit me COVID-19, pasoja edhe pas shërimit, 30 vjeçarja shqiptare humb kujtesën

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar...