Në një studim të fundit ku kanë marrë pjesë qindra njerëz, rezultatet kanë qenë të papara. Njerëzit e martuar mes grupmoshës 21-55 vjeç, kishin më pak stres se beqarët.
Sipas “Bright Side”, kjo vinte për shkak të bashkëpunimit në çift. Studiuesit testuan pështymën e tyre, prej nga ku u zbulua se njerëzit e martuar kishin një nivel më të ulët të kortisolit. Ky i fundit është hormoni i stresit, që shkakton dhe shumë sëmundje.
Tek personat e martuar, ndarja e sekreteve përgjysmonte problemet e tyre. Ata kështu merrnin ide dhe këshilla mbi jetën familjare e profesionale, duke ulur stresin.