Zbardhen prapaskenat e sherrit, ja arsyeja pse aktori Rezart Veleshnja u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

Rezarti nuk foli për këtë ngjarje të papritur, po ashtu as Luana, por mediat kanë zbuluar arsyen që mund të ketë nxitur largimin e tij. Sipas “Dosja.al” moderatorja e emisionit dhe aktori kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luana ta largojë Rezartin nga emisioni.

Ndërkohë është mësuar se përplasja mes tyre ka ndodhur në studio, ndërkohëqë xhirohej emisioni dhe prandaj një javë më vonë ai është xhiruar sërish me kapitenin e ri.

Duhet theksuar se Rezarti ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por vazhdon ta ndjekë Luanën në Instagram. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Lajm i trishtë, aktori i rolit legjendar humb jetën

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. David Prowse, aktori i njohur britanik, që ka luajtur rolin e Darth...

“Më tha se nuk i shërbenin”, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëvra tek Senatoriumi rrëfen detajet shokuese

Për mediat ka folur Anton Skabonda, vëllai i 60 vjeçarit që u vetëflijua sot tek “Shefqet Ndroqi”. Vëllai i të ndjerit i...

Krejt papritur, Einxhel Shkira largohet nga moderimi i emisionit “Binjakët”

Këtë sezon televiziv ka nisur emisioni “Binjakët” të vëllezërve Donald  dhe Romeo Veshaj. Bashkë me ta moderonte edhe Einxhel Shkira.

Iu gjet kokainë brenda në makinë, arrestohet nga policia këngëtari i famshëm

Këngëtari shumë i njohur grek, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia. Ai u ndalua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.