“Xhindoset” Vladimir Putin, këshilltari i tij kryesor jep dorëheqjen dhe arratiset nga Rusia

Një këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe më pas është arratisur nga vendi.

Sipas Reuters, Anatoli Chubais thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.

- Advertisement -

Një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që ka mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin, Chubais bëhet kështu deri më tani zyrtari i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Katër javë pas një lufte që ka dëbuar një të katërtën e 44 milionë njerëzve të Ukrainës nga shtëpitë e tyre, Rusia nuk ka arritur të pushtojë një qytet të vetëm të madh ukrainas, ndërsa sanksionet perëndimore e kanë përjashtuar atë nga ekonomia botërore.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit