Saturday, September 19, 2020

“Vuajti për 10 ditë në shtëpi, nuk e mjekuan”, Berisha bën deklaratën e fortë mbi doktorin që vdiq nga koronavirusi

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Ai ka shprehur ngushëllimet për mjekun nga Tropoja, Anibal Byberaj, që humbi jetën nga koronavirusi.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se mjekun e mbajtën 10 ditë në shtëpi edhe pse gjendja e tij ishte e keqe. Sipas Berishës, ai vuante nga obeziteti dhe thjesht për këtë fakt, ai duhet të ishte shtruar.

Anibal Byberi

Postimi i Berishës:

Dr Anibal Byberaj viktime e narkoqeverise!

Miq, dje u nda nga jeta ne moshen 53 vjeçare, pasi vuajti per dhjete dite me radhe ne shtepine e tij nga covid 19, mjeku i perkushtuar Dr Anibal Byberaj. Mjek i apasionuar Dr Anibali per tre dekada u sherbeu me dashuri, humanizem dhe perkushtim si mjek i pergjithshem e me vone si specialist pneumolog mijra e mijra te semureve edhe ne zonat me te thella te vendit.

Me kete rast i shpreh familjes se tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar!

Miq, Dr Anibali eshte viktima e fundit e narkoqeverise nga Covid 19. Ate, pas tre dekadash ne sherbim te te semureve, e lane edhe pa pune sepse nuk pranoi te beje kompromise qe i kerkonin balozet e krimit, te cileve u sherbente si mjek burgu dhe boset e tyre ne narkoqeveri.

Nuk shkeli betimin e Hipokrtatit dhe karakterin e tij. Se fundi, pasi i bene tamponin nuk e hospitalizuan per rreth 10 dite me rradhe ndonese gjendja nuk permiresohej dhe e mjekuan ne menyre te denueshme me alo-alo ne shtepi nderkohe qe ai duhej shtruar ne spital qe diten e pare. Ndrikull Hajnia ne komunikaten e saj njoftoi se Dr Anibali vuante nga obeziteti, rrethane kjo qe per çdo mendje te shendoshe perbente detyrim per shtrim te menjehershem ne spital por e lane gjersa familjaret e sollen vete ne spital.

Dr Anibali eshte viktima e fundit e kujdesit shendetesor kriminal alo-alo te narkoqeverise aktuale. Gjate ketyre muajve jane qindra te semure te tjere me covid19 qe kane nderruar jete me protokollin vrases alo-alo si vizite e vetme mjekesore. Duke denuar me ashpersi kete praktike çnjerezore te narkoshtetit ne trajtimin e te semureve me covid19, kerkoj perfundimin e menjehershem te saj. sb

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.