Friday, September 18, 2020

Vrau ish-kunatën në Bathore, arrestohet Agron Tanushi, kush është autori i ngjarjes makabre

Personi në foto është Agron Tanushi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së ish-kunatës së tij Jetmira Hasani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bathore. Dyshimet e para janë se krimi ndodhi teksa Hasani ishte duke bërë gati plaçkat për tu larguar nga banesa.

31 vjeçari Agron Tanushi është arrestuar nga Policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka vrarë ish-kunatën Jetmira Hasani.

Agron Tanushi vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij Jetmira Hasani, dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në fillim u tha se krimi ndodhi për shkaqe morali, e më pas u përdor preteksti i mbeturinave, por e gjitha kishte në thelb pronën.

Jetmira Hasani ishte ndarë nga bashkëshorti, vëllai i Agron Tanushit, por jetonte në shtëpinë e tyre, në katin e parë. Prej kohësh Tanushi i kishte thënë asaj të largohej, por ajo vazhdonte jetonte aty. Kësisoj ai ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të. E ndjera ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja, në cilësinë e provës materiale, ndërsa në momentin e vrasjes viktima ishte së bashku me fëmijën 8 vjeç dhe po zhvendoste sendet nga shtëpia. Si viktima dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjesin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Ramës i doli boja”, Vasili sulmon hapur: “Propozon mbyllje 100 për qind të listave”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një shënimi në rrjetet sociale shkruan, se Edi Ramës i ka dalë përfundimiisht boja.Vasili shprehet se,...

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...