Avokati i familjes së motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Kujtim Cakrani, ka zbuluar disa detaje të reja. Ai është shprehur se një fëmijë i Zhanetës është në gjendje të rënduar shpirtërore dhe psikologjike.
Sipas avokatit, fëmija pa gjithë skenën e vrasjes së mamasë dhe tezes së tij. Më tej, avokati bën të ditur se motra e viktimave ndodhet në Greqi dhe ka filluar procedurat për të marrë kujdestarinë e fëmijës 14 vjeç.

Ndërkohë, fëmija tjetër i një nga motrave ndodhet në fshatin SOS sipas avokatit. Ai ka thënë se hetimet mund të zgjasin deri në dy vjet dhe se Përparim Ademi rrezikon burgim të përjetshëm.
“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që s’ka për të harruar gjithë jetën. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS unë nuk kam patur kontakte me to”, tha avokati.