Vr*sja e Xhuvanit në Elbasan/ Berisha akuzon Taulant Ballën: “Ka gisht në ngjarje, arrestojeni”

Ish-Kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD, komentoi sot informacionet lidhur me zgjerimin e hetimeve nga prokuroria për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas raportimeve, prokuroria do të marrë në pyetje edhe deputetin Gazment Bardhi, i cili në kohën kur ndodhi ngjarja ishte edhe Sekretar i Përgjithshëm i PD dhe drejtues politik i kësaj partie në Qarkun e Elbasanit.

Berisha tha se qëndrimin e tij lidhur me vrasjen e ka shprehur në Kuvend, por është e papranueshme që të thirret deputeti Bardhi dhe mos thirret Taulant Balla.

Ish-Kryeministri deklaroi se njerëzit me listat e patronazhistëve, kartat e identitetit dhe që blinin votat, i çoi Taulant Balla. “Si mundet të thirret Gazment Bardhi dhe mos thirret Taulant Balla”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në rastin konkret kreu i grupit parlamentar socialist po e mbrojnë politikisht.

- Advertisement -

Komenti i Berishes

“Komenti i vetëm është që autor kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente. Unë në parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen. Por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Taulant Ballën, nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon SKAP-in e partisë. Sepse Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë paratë. Unë nuk jam për hetime të njëanshme. Unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund të pranoj hetimin e njëanshëm, nuk mund të jetë njëri mbi ligjin dhe tjetri mbi ligjin. Ku shkoi Alfred Shehaj? A nuk shkoi prokurori që mashtroi qytetarët në mënyrën më të paskrupullt në SPAK? Si mund t’i besohet SPAK-ut tani. Unë në parlament kam kërkuar hetimin e të dyve. Nuk mund ta mohoj që aty ka pasur umbrellë politike aty”.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit