“Vota e sotme të mjaftojë për mos ta provuar prapë!”, Rama ‘kërcënon’ opozitën, apeli që i bën

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot Lulzim Bashën dhe opozitën jashtëparlamentare për dialog. Ai i ka kërkuar atyre që të flasin në tryezë mbi ndryshimet Kushtetuese që u miratuan sot në Kuvend.

Në këtë reagim, kryeministri shkruan se këto ndryshime tani janë miratuar me ligj. Gjithashtu, Rama përcakton disa nga pikat ku duhen fokusuar bisedimet me opozitën.

Sipas Ramës, e para është hapja e listave dhe e detyra formula e grupimit të partive. Ai i jep edhe një këshillë opozitës jashtë parlamentare.

Reagimi i Ramës:

LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:

1)Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t’u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!

2)Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur!

Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese! S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...