Gjykata ka lënë në burg Agim Çaçin. Ai është një nga autorët e grabitjes së banesës së kambistit në Korçë.
Vet kambisti Shefqet Muço është përleshur fizikisht me Agimin. Ai e ka mbajtur 50 vjeçarin derisa ka mbërritur policia në vendngjarje.
Autori më pas është dërguar në spital pasi pësoi dëmtime. Ai më pas u transportua në ambientet e burgut.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 11 janarit, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën në shtëpinë e kambistit. Pronari i shtëpisë dhe një nga grabitësit mbetën të plagosur.