Vjehrra kunata dhe bashkëshorti e dhunonin prej vitesh, zbulohen detaje tronditëse nga vdekja e nënës së tre fëmijëve


Elbasani u trondit ditën e djeshme nga nëna e tre fëmijëve e cila vrau veten dje. Spas hetimeve të kryera nga policia janë zbuluar detaje tronditëse. Ditën e djeshme 52 vjeçarja Fatbardha Likrama u vetëflijua duke u hedhur nga kati i tretë I shtëpisë. Sipas disa dëshmive ajo ishte një femër e dhunuar prej vitesh nga bashkëshorti, vjehrra e kunata.

Në dëshminë e të ndjerës të dhënë një natë para ngjarjes, është thënë se kishte frikë se do ta dhunonin prandaj duhet të kishte një urdhër mbrojtje për të. Ajo
pas kaq e kaq vitesh të tmerrshme dhune psikologjike e fizike 52-vjeçarja nga lagja “Vullnetari” në Elbasan kreu aktin e vetëvrasjes, ndërsa në fillim javë, për 52-vjeçaren konfirmohet se ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje nga policia i cilin mban datën 2 Maj 2022.

Ajo natën e fundit të jetës ishte strehuar tek e motra, por ka qenë i biri 20 vjeçar që e kishte kthyer forcërisht në shtëpi. 52-vjeçarja, nga kati i parë ku jetonte është ngjitur në katin e tretë dhe është vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në momenti e aktit të vetëflijimit në shtëpi nuk ka qenë asnjëri prej familjarëve.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit