Viti i ri akademik në 2 nëntor, si do të zhvillohet mësimi, cilat fakultete do e zhvillojnë online, rregull i veçantë për vitet e para

Ashtu siç u njoftua edhe më herë, viti i ri akademik do të nisë të hënën, 2 nëntor në të gjitha universitetet e vendit.

Mësimi do të jetë i alternuar ku shumë prej fakulteteve kanë vendosur të zhvillojnë leksionet online dhe seminaret në auditor.

Zhvillimi i mësimit në këtë mënyrë do të kryhet për të shmangur numrin e lartë të studentëve nëpër auditore dhe ambientet e fakulteteve për të parandaluar dhe përhapjen e koronavirusit.

Fakultetet e Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe i Mjekësisë do të zhvillojnë mësim të alternuar, ndërsa në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja mësimi për vitet e para Bachelor dhe Master do të zhvillojnë mësim në auditor.

Për vitet e dyta dhe të treta në këto dy cikle studimi do të zhvillohen totalisht online.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Rekord viktimash nga Covid në Shqipëri: 17 humbje jete në 24 orë dhe 795 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 795 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 17...

Tragjike/ Ndahet nga jeta 34-vjeçarja shqiptare, pak ditë më parë ishte bërë nënë për herë të tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare.Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Hazbije...

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...

Gjermania nuk del nga mbyllja, cilat do jenë masat e tjera kufizuese që priten të shtohen

Më 2 nëntor Gjermania u fut në një mbyllje të lehtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe vdekjeve....