“Viti 2021 do nisë me valën e TRETË të pandemisë”, eksperti i shëndetësisë botërore ngre alarmin, çfarë na pret

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shtëndetësisë për COVID-19 tha Europa mund të goditet nga një valë e tretë e pandemisë, nëse vendet dështojnë të bëjnë atë që duhet të bënin për të parandaluar valën e dytë.

“Ata dështuan të ndërtonin infrastukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro në një intervistë për një gazetë zvicerane.

“Tani po përballen me valën e dytë, dhe nëse sërish dështojnë të ndërtojnë infrastukturën, do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit tjetër”, tha Nabarro.

Për një moment gjatë verës, Europa pati një rënie fortë të rasteve të reja me koronavirus, por tashmë të gjitha shtetet po raportojnë rritje të madhe të rasteve.

Nabarro kritikoi vendimin e Zvicrës dhe disa shteteve të tjera alpine si Austria për të lejuar hapjen e resorteve të skive, duke thënë se “vendi mund të arrijë një stad të lartë të sëmundjes, dhe numër të madh vdekjesh”.

Ai vlerësoi rolin koreano jugorëve në mbajtjen e ulët të infeksioneve, duke thënë se ata respektojnë distancën, vendosin maskën, dhe bëjnë çdo gjë tjetër që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Ramës i ndodh e papritura/ Kryefamiljari i kërkon të heqi këpucët, kryeministri akuzon Ahmetajn se i ka vjedhur çorapet

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak ku ka inaguruar shtëpinë e re të qytetarit Avni Doda. Rama ka...

Shokuese në Tiranë, gjendet i vetëvarur brenda shtëpisë djali 25 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e...

Fero dhe Arbenita u martuan? Modelja zbulon të vërtetën

Një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar janë Fero dhe Arbenita. Disa ditë më parë u raportua në media se...

Vetëm 40 vjeçe, ndërron jetë mjekja pas infektimit me koronavirus

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Mjekja 40 vjeçare turke Ferdane Bilgi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.