“Daily Mail” ka publikuar së fundmi një video shokuese nga incidenti tronditës që ka pësuar një burrë. Videoja është filmuar në provincën e Jiangsu në Kinën Lindore.
Në këtë filmim, shihet si një burrë ka shpëtuar për mrekulli ndonëse dy shufra hekuri i kanë shpuar trupin. Këto shufra i kanë hyrë njëra në qafë dhe tjetra në gjoks.
Por edhe pse ato i kanë prekur organet vitale, burri ka arritur të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi më 27 korrik, rreth orës 7 të mëngjesit.
Raportohet se kantieri i ndërtimit ka qenë në zonën e quajtur Rugaoi. Mësohet se punëtori në ato momente ka rënë në themelin e një ndërtese, e cila ka qenë 4 metra nën tokë.