Në Hollandë është prodhuar një makinë fluturuese me 3 rrota, e cila ka marrë lejen për të ecur në rrugë për momentin, por jo të fluturojë në zonat e banuara, pasi është ende në eksperiment e sipër.
Makina e quajtur “PAL-V Liberty” tashmë ka rrugën e hapur për të pushtuar rrugët e kontinentit të vjetër, megjithatë pengesë mbetet çmimi i saj i lartë prej 300 mijë dollarësh.
Deri më tani për këtë makinë ka patur 80 porosi, ndërkohë që pritet të dalë në treg në vitin 2022.
Prototipi i parë i saj u ngrit në fluturim për herë të parë në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin në seri në Indi.
Pronarët e këtyre makinave fluturuese duhet të kenë një licencë pilotë për të marrë drejtimin e tyre.