Një lajm i trishtë është raportuar në media. Mjekja 40 vjeçare turke Ferdane Bilgi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.
Prej datës 27 nëntor ajo kishte testuar pozitive me koronavirus. Bilgin ka qenë pjesë e stafit administrativ në qendrën e spitaleve publike të drejtorisë shëndetësore Hatay.

Ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë. Drejtori i Shëndetësisë në Hatay, Dr. Mustafa Hambolat, ka shprehur ngushëllimet për familjen e mjekes.
“Ferdane Bilgin, një nga anetaret e personelit të Drejtorisë Shëndetësore Krahinore të Hatay, Presidenca e Spitaleve Publike, ka ndërruar jetë. Mëshira e Zotit qoftë për të ndjerën dhe uroj ngushëllime për të dashurit, familjen e saj dhe komunitetin tonë shëndetësor”, tha Hambolat.