Sunday, September 20, 2020

U tha se nëna dhe dy fëmijët u helmuan nga gazi, mjeku zbulon të tjera detaje që shkaktuan vdekjen

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Bulqizë. Një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën tragjikisht.

Në media u raportua se viktimat kishin ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga rrjedhja e gazit. Mirëpo, të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja.

Mjeku i zonës ka thënë së fundmi se vdekja e nënës dhe dy fëmijëve nuk ka ndodhur për shkak të helmimit nga bombola e  gazit. Ai ka thënë se dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi.

“Bombola e gazit ka qenë jashtë banesës, dritaret e banesës kanë qenë të hapur. Dyshohet se personat janë helmuar nga ushqimi. Do të kryhen hetime më të thelluara për ngjarjen”, ka thënë mjeku.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Moti për ditën e dielë, 20 shtator

Gjatë ditës së dielë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e diel, 20 shtator, 2020

DashiJu pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të...

U injektuan me vaksinën ruse anti-Covid, vullnetarët tregojnë efektet anësore që kanë përjetuar

Mikhail Murashko është ministri rus i Shëndetësisë. Ai ka deklaruar së fundmi se 40 mijë vullnetarë në Rus janë injektuar me vaksinën...

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...