Friday, September 18, 2020

U tha se do sjelli një bashkëpunim me Flori Mumajesin, Albani zbulon të vërtetën

Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë. Shkak është bërë fakti se u përfol që mes dy këngëtarëve të njohur mund të kishte një bashkëpunim.

Dy artistët as nuk e pohuan, por as nuk e mohuan këtë thashethem. Së fundmi, Alban Skënderaj ka vendosur të flasi mbi këtë çështje.

Gjatë një interviste për “ABC News”, Albani ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë me Florin. Ai ka shtuar se është më shumë një lojë, që është lënë e hapur, por nuk dihet si do përfundojë.

“Jemi miq shumë të mirë. Nuk do të thoja që ka një këngë, por është më shumë një lojë. Është një lojë që kam përshtypjen që është hapur dhe nuk e di deri ku do të shkojë. A do të kurorëzohet me një këngë!? Nuk e di duhet të pyesni Florin”, tha Albani, ndërsa shtoi se rivaliteti mes tyre nuk ekziston.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Deklaroni menjëherë pasurinë”, OFL iu çon formularin katër të dënuarve për terrorizëm

Pasditen e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër të dënuarve me akuzën e terrorizmit.Bëhet fjalë për...

“Nuk dua lemoshë”, Armando Duka letër të hapur kryeministrit Rama

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë....

Horoskopi për ditën e shtunë, 19 shtator, 2020

DashiNë dashuri nuk do e keni të lehtë menaxhimin e situatës. Në punë do të jeni energjik dhe me shumë gjasë, do të keni...

I rrethuar plot me njerëz, Pipero shpallet “Qytetar Nderi” (Pamje nga ceremonia)

Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar...