Një histori e veçantë po aq sa prekëse ishte ajo e qenit Kiko, i cili u bë i famshëm për arsye se kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar. Kështu ai i zgjoi ata në kohë dhe u shpëtoi jetën.
Mirëpo tani pronarët e tij ankohen se në hotelin ku i ka caktuar qeveria, nuk lejohet hyrja e qenve, kështu ata shprehen se do qëndrojnë jashtë me të.
I prekur nga ky fakt Rama u shpreh ‘live’ që ata do strehoheshin sëbashku me qenin.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë