Saturday, September 19, 2020

U përfshi në skandalin korruptiv miliona eurosh, ish mbreti arratiset nga vendi i tij

Ish mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, është larguar nga shteti spanjoll. Pallati Mbretëror ka publikuar letrën që Carlos i ka shkruar të birit të tij, Mbretit Felipe VI.

Në vitin 2014, Carlos abdikoi nga froni për shkak të një skandali mbi gjuetinë e elefantëve në Botwsana. Edhe pse pushteti i kaloi djalit të tij, Carlos ka mbetur një figurë publike e komentuar në Spanjë.

Në qershor, Prokurori publik i Gjykatës Supreme deklaroi se ish mbreti po hetohet mbi një kontratë për një lidhje hekurudhore të shpejtësisë së lartë në Mekë. Po ashtu, prokurorët zvicerianë po hetojnë një transferim prej 3.5 miliona euro nga një llogari bankare në emër të Juan Carlos I.

Këtë pranverë mediat deklaruan se Juan Carlos kishte marrë një dhuratë prej 65 milionë euro nga mbreti i Arabisë Saudite. Pas publikimit të këtij lajmi, Mbreti Felipe VI hoqi dorë nga trashëgimia e të atit.

Mbreti i la një pagë vjetore prej 200 mijë eurosh Juan Carlos. Pas largimit të ish mbretit, Pallati Mbretëror ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për këtë vendim.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Rreziku i valës së dytë të koronavirusit, kryeministri i vendit evropian paralajmëron karantinën

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se po shihet një valë e...

Shokuese/ Prindërit dhunojnë 7 vjeçaren ndërsa xhaxhai e përdhunon, e mitura: “Më vrisni”

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi në Meksikë. Një vajzë 7 vjeçare është dhunuar fizikisht nga prindërit dhe është përdhunuar nga...

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.