U përfol për lidhje intime me zv.ministren e Ramës, Soreca flet për herë të parë

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për herë të parë për akuzat për lidhje intime me një zyrtare të qeverisë Rama. Në media u shkruajt se ai kishte një lidhje me zv/ministren e Brendshme Romina Kuko.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër.”, tha Soreca në emisionin “Open”.

Në lidhje me akuzat për korrupsion, ai u përgjigj: “Më lejoni të them një gjë e nuk do të spekuloj. Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet. Dua që kjo të jetë tejet e qartë. Pra ne monitorohemi.”, tha Soreca. 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...