U ngacmuan dhe dhunuan nga shqiptarët/ Flet 15-vjeçarja dhe babai i saj

Një 15-vjeçare zvicerane dhe babai i saj, të cilët ranë pre e ngacmimeve dhe e dhunës së dy shqiptarëve dhe një algjeriani, kanë dalë edhe publikisht për të folur për rastin. Peter M. (59 vjeç) dhe vajza e tij, Sandra, kanë pozuar fillimisht në vendin ku u ngacmua vajza.

“Është e frikshme ajo që perjetuam”, thotë ai.

Ngjarja ndodhi të premten kur vajza po shkonte në një qendër tregtare me dy shoqet e saj. Vajza thotë se tre personat, të cilët dukeshin konfuzë, nisën t’i ngacmojnë.

“Mendova se kishin nevojë për ndihmë. Por gjërat ndryshuan. Ata nuk po na linin të iknim. Tentuan të na ndanin. Njëri prej tyre më kapi në të pasme. Thirra: Më lini të qetë, por nuk u bëhej vonë”, thotë adoleshentja.

Njëri prej tyre kishte një armë. Sandra telefonoi babanë. Rrugës për në shtëpi, ajo i njohu tre tipat. Peter zbriti nga makina dhe nisi të fliste me ta. Por ata u bënë agresivë dhe nisën ta godasin. Njëri i vuri pistoletën në mjekër. Sandra nisi të qante dhe telefonoi policinë. “Ai ka një armë, ai ka një armë,” bërtiti ajo në celular.

Edhe vetë policia u desh të përdorte armët kur i rrethoi tre azilkërkuesit. Shqiptari 25-vjeçar nxori pistoletën. Policia zvicerane qëlloi në ajër. Të tre janë arrestuar.

Tashmë vajza thotë se rrallë del nga shtëpia. Kurse babai thotë: Pamjet e armës, e drejtuar te unë, nuk më hiqen nga mendja.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...