Qeveria ka mbyllur klubet e natës dhe diskot, si dhe ka ndaluar muzikën pas orës 20:00. Të shumtë ishin artistët dhe këngëtarët që reaguan kundër këtij vendimi.
Një prej tyre është edhe DJ i njohur, Vin Veli. Së fundmi, ai ka folur mbi këtë vendim teksa ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.
Dj Vin Veli ka thënë se ky vendim nuk ka qenë i duhuri. Sipas tij, mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjelli varfërim të popullatës.
“Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”, tha ai gjatë intervistës.