U mblodhën 1.7 milionë dollarë për tërmetin, Arbër Hajdari zbulon se këto para s’do t’ia japë qeverisë

Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka bërë të ditur se donacionet që kanë dhënë njerëzit tek ky fondacion, nuk do i jepen qeverisë.

Hajdari ka bërë të ditur se nuk ia beson qeverisë këto para pasi sipas tij, po ecën me ritme të ngadalta. Kjo shumë prej 1.7 milionë dollarësh është mbledhur nga donacionet e shumë shqiptarëve.

Paratë do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Hajdari ka folur edhe për tokën që qeveria i vuri në dispozicion atij prej 44 mijë metër katror.

Ai ka thënë se kjo tokë s’është pronë e tij, por e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Më tej, ai ka thënë se tokën e ka marrë me qira. Në këtë tokë, do të ndërtohet një shkollë e madhe profesionale, bibliotekë, mensa sociale. Projekti pritet të jetë gati në vitin 2021.

“Nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës. Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. S’më intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi.

Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë. Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre”, ka thënë Hajdari në Real Story.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Tërmet i fuqishëm në Greqi, zbulohet magnituda dhe epiqendra

Greqia është tronditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter dhe u ndje rreth orës...

Përhapet alarmi në hipotekën e Korçës, infektohen me koronavirus 6 punonjës

Hipoteka e Korçës është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së koronavirusit. Në 24 orët e fundit, kanë dalë pozitiv...

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....