U kap pas 26 vitesh, kush është shqiptari i rrezikshëm që ekzekutoi 3 persona pa mëshirë?

Në bashkëpunim me policinë italiane, Policia e Shtetit ka arrestuar një 49 vjeçar shqiptar, i cili ishte në arrati prej 26 vitesh. Në njoftimin e saj, policia bënë të ditur se Bardh Lula, 49 vjeç me origjinë nga Lezha, është dënuar në vitin 1996 për vrasjen e tre personave.

“Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit   me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”. Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet  që përdorte  i kërkuari.

U bë  arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali  me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Ky shtetas ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Shtetasi Bardh Lula (Luli),  më  datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin  drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm”, ka bërë të ditur policia.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e martë, 24 nëntor

Gjatë ditës së martë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

‘Sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19’, Manastirliu apel qytetarëve: Bëhuni të përgjegjshëm, tregon 3 ‘armët’ që duhet të përdorni kur dilni...

Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka...

Vrau me sqepar burrin e saj, zbardhet deklarata në polici e Drane Dedës: Më detyroi të bëja 10 fëmijë

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar...

Horoskopi për ditën e martë, 24 nëntor, 2020

DashiNëse ka një vullnet nga të dy, historitë e dashurisë që kanë pasur një krizë tani mund të rikuperohen. Në punë, ekziston një dëshirë...