U infektua me koronavirus bashkë me gruan dhe djalin, flet Edmond Tupe: “Biri zuri shtratin, unë jo”

Profesori Edmond Tupe ka zbuluar së fundmi se si e kaloi infektimin me koronavirus.  Ai ka treguar se edhe pse po bënte shumë kujdes, një ditë u ndje shumë i lodhur.

Pasi kreu tamponin, rezultoi se ai ishte prekur me koronavirus. Tupe ka treguar se edhe djali i tij doli pozitiv, ndërsa gruaja ishte asimptomatike.

Ai ka thënë se ai e mori veten për dy ditë dhe nuk zuri shtratin. Por djali i tij qëndroi i shtrirë për 7-8 ditë.

“Unë pata një ditë temperaturë, pastaj pata këputje. U kuruam, fatmirësisht nuk patëm probleme me frymëmarrjen, djali kishte temperaturë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Tupe ka shprehur mirënjohjen për mjekun e familjes. Ai kishte treguar se mjeku u kishte thënë të shtonin dozën e vitaminës C.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...

Drejtori i Ramës infektohet me virus, ja si paraqitet gjendja e tij

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është konfirmuar me koronavirus.Burime bëjnë me dije për abcnews.al se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen...