Armando Gjini ose Tonin Gjini është viktima e vrasjes së ditës së sotme në Rrëshen. Gjini njihej si një person me precedent penal. Ndër të tjera, ai ishte anëtar i bandës së Met Kananit, baroni i drogës i arrestuar në Turqi. Në maj të këtij viti, Armando Gjinit i është vendosur eksploziv në makinë, por ai mundi ti shpëtonte atentatit.
Me datë 06.05.2019, në Rreshen, Mirditë në një mjet të parkuar,në përdorim të shtetasit A.Gj.,48 vjeç,banues në Mirditë, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar eksplozive. Menjëherë janë njoftuar Specialistët e Njësisë Anti Eksploziv, ku kanë bërë të mundur asgjesimin e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.
Po kush është Armando Gjini?
Armando Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani.Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Vetëm 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para sa i përket tritolit të vendosur i përkasin kësaj piste.Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.