U ekzekutua nga shoku i vëllait, zbulohet emri i autorit të vrasjes së Bujar Çelës, në kërkim edhe për 4 vrasje të tjera në Durrës

Javanews
Home Kronikë
Bujar Çela u vra nga shoku i vëllait, zbulohet emri i autorit, në kërkim edhe për 4 vrasje në Durrës
09/10/2020 15:20
U ekzekutua teksa po pinte kafe, identifikohet një person si i implikuar në vrasjen e vëllait të Talo Çelës
Pas ekzekutimit të Bujar Çelës, më 17 Shtator të këtij viti, qëndron 37-vjeçari Nuredin Dumani. Policia e Elbasanit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha këtë të premte se autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Tre ishin personat që morën pjesë në këtë atentat.

Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë së bashku të shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Durrësit, si të përfshirë në vrasjen e drejtpërdrejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.

Mbetet ende e paqartë edhe për grupin hetimor se cila ka qenë arsyeja që ka shtyrë shokun e Talo Çelës që t’i vriste të vëllain.

Policia thotë se vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...

Vrasja Azem Hajdarit/ “Kam listën me autorët e vrasjeve në Tropojë, Berisha të mos …

Në një intervistë të gjatë Sali Lushaj ka folur lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.Për gazetën Panorama Sali Lushaj shprehet se Sali Berisha nuk...

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor, 2020

DashiHëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

“Me urdhrin e saj janë vjedh votat”, Nard Ndoka kundërshton hapur Topallin, zbulon të fshehtat kur ishin në PD

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re “Lëvizja pë Ndryshim” e Jozefina Topallit.Ndoka është shprehur se Topalli ka urdhëruar vjedhjen...