U denoncua i zhdukur nga gruaja, gjendet i pajetë/ Pista hetimit

Një 55-vjeçar nga Vlora i cili ishte denoncuar i zhdukur në polici nga bashkëshortja, është gjetur i pajetë në Selenicë. Dyshimet e policisë janë se ai mund të jetë vetëvarur.

“Më datë 06.01.2022, në fshatin ‘Brataj’, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ‘24 Maji’, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022. Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisment -

ME TE LEXUARA