U bë viral pasi i kërkoi gruan Ramës, zbulohet historia rrënqethëse dhe e trishtë e Kastriotit

Pak ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi me shpejtësi videoja e një burri që i kërkoi kryeministrit Edi Rama gruan e tij. Burri në këtë video quhet Kastriot Gjonaj. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, më i vogli prej të cilëve është person me aftësi ndryshe.

Jeta e Kastriotit dhe e familjes së tij është mjaft e trishtë. Pas kaosit të tërmetit, kur pa se burri nuk i ndodhej në shtëpi, gruaja u largua drejt Golemit bashkë me dy fëmijët.

Më i vogli kishte nevojë menjëherë për trajtim, pasi më parë kujdesej në qendrën e zhvillimit ditor në Lezhë. Ndërsa Kastrioti, sapo ishte kthyer nga Franca, ku kërkoi azil.

Një vit më parë, nipi dhe vëllai i tij u asfiksuan në pusin që kishin në oborrin e shtëpisë. Ata jetonin në fshatin Torovicë të Lezhës, sipas “Newsbomb.al”.

Së fundmi, motra dhe kunata e Kastriotit i kishin dhënë atij një shtëpi me qira në Durrës, ku jetonte me gruan dhe fëmijët. Shqetësimi për gruan e bënë Kastriotin të pyeste kryeministrin, i cili iu përgjigj me një batutë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Përhapet alarmi në hipotekën e Korçës, infektohen me koronavirus 6 punonjës

Hipoteka e Korçës është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së koronavirusit. Në 24 orët e fundit, kanë dalë pozitiv...

Moti për ditën e enjte, 22 tetor

Gjatë ditës së enjte, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

Horoskopi për ditën e enjte, 22 tetor, 2020

DashiPërpiquni t’u kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni. Në frontin e punës, ndryshime të vogla janë në rrugë e sipër që mund të menaxhohen mirë....

Gazetari zbulon të tjera fakte për Metën: I dha nënshtetësinë shqiptare të dënuarit për 5 vrasje

Meta për “Luftën e Vlorës”: Dëshmoi se ky vend ka zot, fati i këtij vendi i përket vetëm popullit Gazetari Adriatik Doçi ka bërë së...