U arrestua pasi u kap me armë me vete, Fjolla Morina rrezikon burgun: “Ma ka bërë dhurat një mik”

Fjolla Morina ka pranuar se arma që iu gjet në çantë të shtunën është e saj. Në deklaratën e saj në polici, këngëtarja është shprehur se pistoletën ia ka dhuruar një shok që nuk jeton më.

Ndërkaq, Fjolla ka hequr nga përgjegjësitë dy djemtë që u kapën bashkë me të në pikën doganore të Morinës. Ajo është shprehur se armën e mbante si kujtim të shokut të saj.

Fjolla rrezikon deri në 20 vite burg për akuzën e trafikut të armëve në bashkëpunim. Në dëshminë e saj, këngëtarja është shprehur se u nis nga Kosova drejt Shqipërisë për të bërë muzikë.

Fjolla, Fisniku

Ajo është shprehur se në makinë me të kanë qenë Fitim Muji, shoferi i saj dhe Fisnik Syla, miku i saj. Ajo është shprehur se e kishte harruar që pistoleta ndodhej në një nga çantat, pasi ka pasur 3-4 me vete.

“Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar”, është shprehur Morina.

Ndërkohë, dy djemtë kanë thënë se nuk kanë pasur dijeni për armën. Ata kanë deklaruar se thjeshtë e kanë shoqëruar Fjollën drejt Shqipërisë.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...