Friday, September 18, 2020

U akuzua për plagjiaturë, reagon ministrja e Arsimit: “Do nderoj Ramën dhe PS”

Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit, i është përgjigjur akuzave  për plagjiaturë. Ishte studiuesi Vladimir Kola që e akuzoi atë se një studim i saji shkencor ishte 70% plagjiaturë (lexo këtu).

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kushi nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të studiuesit. Por ajo ka përmendur faktin që ka mbaruar doktoraturën në Stafforshire University në Britani.

Evis

Më tej, ajo thekson se do përpiqet që të nderojë Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në postin e ri si ministre e Arsimit.

Reagimi i ministres Kushi:

Të dashur miq, Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve. Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

Flet Preng Gjini pas atentatit që iu bë në Tiranë, çfarë zbuloi në dëshminë e tij

Preng Gjini është personi ndaj të cilit u bë një atentat me tritol tre ditë më parë në kryeqytet. Së fundmi, Gjini...

I ati i vdiq dy javë më parë, humb jetën nga koronavirusi polici shqiptar

Një punonjës i policisë së Shtetit humbi jetën tek spitali Infektiv. Viktima është identifikuar me emrin Ilir Nerguti.Raportohet...

Përplasja fatale i merr jetën 30 vjeçarit që po lëvizte me biçikletë në Fier, mbeti i vdekur në vend

Një aksident fatal automobilistik është shënuar së fundmi në vend. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

Njoftim

Një mirmbajtje e planifikuar. Faleminderit që na ndiqni!