“Tregoi fytyrën e autokratit të tmerruar, ndëshkimi e pret”, Basha paralajmëron Ramën pas votimit në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar bashkë me aleatët e PD pas ndryshimeve të Kushtetutës. Kuvendi sot miratoi heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave.

Basha ka thënë se opozita e bashkuar nuk i njeh ndryshimet që ka prodhuar Kuvendi. Sipas Bashës, qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, pasi ato janë të hapura vetëm nga fundi i tyre.

Basha ka përmendur faktin që nuk u pranua propozimi i opozitës për hapjen 100% të listave. Sipas kryedemokratit, Kuvendi sot ka shkelur me këmbë konsensusin që u detyruan të firmosnin.

Lulzim Basha e ka quajtur këtë një ndryshim të njënashëm të Kushtetutës, që nuk është bërë kurrë më parë në 30 vite demokraci. Sipas kryedemokratit, Rama kërkon të marri peng Shqipërinë për të shpëtuar veten.

“Sot në Kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutën. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Rama kërkon të marrë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve për të ruajtur karrigen e tij”, shtoi Basha.

Ai ka thënë se këto ndryshime të njëanshme janë të papranueshme. Akti i sotëm sipas tij nuk e ndal dot ndryshimin. Më tej, Basha ka thënë se do të bëjnë koalicion me njerëzit për të larguar kryeministrin Rama nga posti që mban.

 

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Tragjike/ Tjetër humbje jete, vdes nga koronavirusi mjeku i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar në media së fundmi. Një tjetër humbje nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit në...

“10 mijë euro për helikopterin”, këshilltari i ministrit i kthehet Vokshit: “Zogëz vjeshte, për Berishën copëtova RENEA-n”

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, i ka kthyer përgjigje akuzave të ish deputetes së PD, Albana Vokshit. Kjo e fundit...

Moti për ditën e mërkurë, 25 nëntor

Gjatë ditës së mërkurë, në vend do të mbizotërojë koha e kthjellët.Temperatura më e lartë do të jetë...

“Për 5 ditë do shërohesh” Alfred Cako i jep ‘recetën’ Manushit që u prek nga Covidi: Mos e ça kokën fare

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka dalë pozitiv me koronavirus.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar dhe kospiracionisti Alfred Cako, që është një nga bashkëpunëtorët...