Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi.
Mësohet se të tre viktimat kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin shtruar tek spitali Infektiv. Ka shkuar në 72 numri i viktimave nga Covid-19 në vend.
Ndërkaq, janë identifikuar 90 raste të reja me Covid-19. Harta është zgjeruar me 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec.
Po ashtu, janë evidentuar nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.
Në spitalin Infektiv janë shtruar 80 pacientë, 8 prej të cilëve në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Po trajtohet në spital një foshnje 2 muajsh, që ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë.