Kristina, Angelina dhe Maria janë tre motrat ruse që vranë babain e tyre pasi ai abuzonte me to seksualisht për vite me rradhë. Motrat, të moshës 19, 18 dhe 17 vjeçe, vijojnë të përballen me drejtësinë ndonëse krimin e bënë për vetëmbrojtje.
Sipas mediave të huaja, ato mund të dënohen deri në 15 vite burg. Trupi i babait të tyre 57 vjeç u gjet në shkallët e një apartamenti në Moskë.
Disa orë para krimit, ai sapo ishte kthyer nga një klinikë psikiatrike dhe i kishte kërcënuar tre vajzat me thikë. Mediat e huaja shkruajnë se ai ishte i varur nga droga dhe bënte pjesë në grupe kriminale.
Vajza më e madhe, Kristina, ka deklaruar për policinë gjatë arrestimit se ato e urrenin të atin. Ajo shtoi se të treja kishin prova të mjaftueshme që tregonin se ai i detyronte të kryenin marrëdhënie me të.
Psikologët kanë deklaruar se vajzat vuajnë nga çrregullimi i stresit post traumatik. Avokatët mbrojtës të tyre i kanë konsideruar tre vajzat si viktima.