Një lajm i trishtë është raportuar në media së fundmi. Një tjetër humbje nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit në vend.
Raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare mjeku nga Dibra, Ibrahim Kaziu. Ai ishte i infektuar me koronavirus.

Për vite me rradhë, ai i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm komunitetit të banorëve të Dibrës. Ai ishte mjek dhe drejtues teknik në spitalin e Dibrës.
Ndonëse stafi mjekësor u mundua t’i shpëtonte jetën, ai nuk arriti të mbijetonte. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh si mjek pneumolog në qytetin e Dibrës.