Tragjike në Tiranë/ Humb jetën fëmija 2 vjeç, bie nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pallat në rrugën ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë.

Një fëmijë ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku jetonte dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia thotë se po heton shkaqet e ngjarjes.

- Advertisement -

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak: 

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën ‘Shefqet Kuka’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit