Monday, October 26, 2020

Tragjike, ndahet nga jeta mjeku i njohur, njihet si themeluesi i Okulistikës Shqiptare

Një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Gjergji Cepa, është ndarë sot nga jeta në moshen 81-vjeçare.

Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai ushtroi me pasion e dashuri profesionin e tij si mjek okulist në shërbim të qytetarëve.

Mjeku i shquar shqiptar, Prof.Dr. Gjergji Cepa, lindi në 1939 në qytetin e Korçës dhe u diplomua mjek okulist në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Leipzigut në Gjermani në vitet 1957, deri në vitin 1963.

Nga viti 1963, deri në vitin 1965, vijoi specializimin në Tiranë dhe më pas u emërua në detyrën e Nen/Drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, që e ushtroi deri në vitin 1974.

Në vitin 1975, Prof.Dr Gjergji Cepa emerohet mjek okulist në Klinikën Speciale dhe po këtë vit shkon për Specializim të mëtejshëm në Kinë.

Në vitin 1979, Prof.Dr Gjergji Cepa vijon specializimin në Austri.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktor i Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.

Si një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, ai botoi mbi 30 libra dhe artikuj të shumtë shkencorë për okulistikën, dhe për kontributet e tij të mëdha në fushën e mjekësisë u nderua me dhjetëra tituj brenda e jashtë vendit.

Botimet e tij janë bërë pjesë edhe të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe Gjermanisë.

Prof.Dr Gjergji Cepa është autor edhe i atlasit angjiografik të syrit.

Nga viti 1992 deri në vitin 2003 ka qenë bashkëkryetar i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare dhe nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i saj.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset drejt Libanit: Do të marrim…

Finalizohet sot pjesa e parë e operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.Kryeministri...

Gafa e Pampurit “11×2=24”, Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gafën e ish-deputetes së PD-së, Oriola Pompuri, e cila teksa po llogariste shtretërit në spitalet Covid, tha se...

Ekzekutohet udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, pjesë e terroristëve më të kërkuar në botë

Forcat afgane kanë ekzekutuar udhëheqësin e lartë të al-Kaidës, Abu Muhsin al-Masri. Ai ishte pjesë e listës së Byrosë Federale të Hetimit...

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”, zbulohet për kë prezantuese e kishte ironinë Ori Nebiaj

Ditën e dielë, moderatorja Ori Nebiaj bëri një status thumbues ndaj një moderatoreje. Ajo nuk përmendi emër në këtë status.