Një lajm i hidhur është raportuar sot në media. Një grimiere e njohur, Marigona Obërtinca, ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës.
Viktima është nënë e një djali, ndërsa ka humbur jetën në një spital të Kosovës. Sipas mediave kosovare, Marigona kishte ditë e shtruar në spital pas përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike.

Ndonëse mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën, ajo nuk mundi të mbijetonte. E motra e saj, Blerta, ka deklaruar se Marigona u nda nga jeta 4 ditë para ditëlindjes së saj.
Dedikimi rrënqethës i motrës së të ndjerës:
Marigona jonë, ndërrove jetë pa asnjë paralajmërim, në moshën më të mirë!Kishte shumë në rend para teje dhe po të na kishte pyet dikush e kishim ndërru vendin me ty pa mendu 2herë.E ke dashtë jetën aq shumë dhe e jetove aq shumë, sikur ta dije që në këtë botë do jesh shkurt.Ishe Forcë e Natyrës, nuk ka pasë askush e asgjë tokësore me të ndalë kur diçka ke synu me bë. Me kokëfortësi ke shty të gjitha qëllimet tua përtej.Për Leon mos u mërzit, ai ka me vazhdu me jetu e me të kujtu.
Të premtoj që të gjithë kemi me u kujdes për te.E di që asgjë nuk ndodh pa arsye dhe nëse na shef nga lartë dije që të kemi dashtë shumë, të gjithë dhe kemi me vazhdu me të dashtë e me të kujtu derisa të jemi në këtë botë.Erdhe në këtë jetë në Nëntor, Nëntori të morri. Qysh kemi me festu 28 Nëntorin tash e tutje?Bukuria jote, buzëqeshja jote, kokëfortësia jote, zëri yt, qenja jote ka me na mungu shumë. Për ty nuk ka Lamtumirë.Shihemi Marigonë – kur se di!
