Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. Ish futbollisti i të rinjve të Juventusit, Giuseppe Rizza, ka humbur jetën në moshën 33 vjeçare.
Raportohet se ish futbollisti kishte disa javë i shtruar në spital. Ai kishte pësuar një hemoragji cerebrale në tru dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.
Por futbollisti doli nga koma më 22 qershor dhe u duk se gjendja e tij u përmirësua. Mirëpo, në orët e fundit gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ka ndërruar jetë.
Lajmi i vdekjes së 33 vjeçarit ka trishtuar shumë njerëz. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet për të, midis të cilëve dhe dy juventinët, Kielini dhe Bufon.