Tragjike/ Gjenden të vdekur 3 minatorë, çfarë thotë policia për inxhinierin dhe dy minatorët

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në minierën e Balgjajt në Selishtë.

Policia e Shtetit njoftoi se janë nxjerrë pa jetë nga miniera e Selishtës në Dibër, trupat e tre punonjësve që mbetën të bllokuar. Viktimat janë Ismail Hoxha, 64 vjeç me detyrë inxhinier minierë dhe dy punëtorët Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rrushiti 33 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 3:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi; F.Ç, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R.R, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Më herët, Policia e Dibrës tha se nga e kishin marrë njoftimin për ta.

“Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.”

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

E dhimbshme/ Burri 81 vjeç i këndoi poshtë dritares së spitalit, humb jetën nga koronavirusi gruaja e tij

Javë më parë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale një video e një burri 81 vjeç. Poshtë dritares së spitalit ku...

Zbardhen të dhënat, sa përqind e popullsisë duhet të infektohet që bota t’i rikthehet normalitetit

OBSH ka dhënë disa detaje mbi përqindjen e popullsisë që duhet të infektohet për të arritur imunitetin. Sipas OBSH, 60-70% e popullatës...

E tmerrshme, vdes nga koronavirusi djali 10 vjeç: “Ishte i rrezikuar nga Covid, dhimbje e papërshkrueshme”

Një djalë vetëm 10 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ngjarja e rëndë është raportuar në Britaninë e Madhe.

E rëndë në Bruksel, shqiptari ekzekutohet me armë zjarri

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, Belgjikë. Një shqiptar është vrarë me 8 plumba.Ngjarja...