Tragjedi/ Rrufeja godet një person, ndërron jetë menjëherë 51 vjeçari

Një shtetas 51 vjeç ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja. Kjo ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ndërsa policia lokale ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Policia njoftoi se në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të fundit

Të fundit