Saturday, September 19, 2020

Tragjedi në Himarë/ Familja del në det por e zë stuhia, mbytet gruaja, djali dhe burri shpëtohen

Një tragjedi ka ndodhur sot në Himarë. Robert Rama, bashkë me gruan dhe djalin e tij, dolën në det të hapur me një mjet lundrues të vogël në Gjirin e Gjipesë pavarësisht motit të keq.

Kur anija ka dalë në det të hapur, ata janë goditur nga një stuhi. Policia ka bërë të ditur se rojet bregdetare dhe një mjet lundrues i rastit kanë shpëtuar Robert Ramën dhe djalin e tij.

Mësohet se djali është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Vlorës. Por gruaja dyshohet se është mbytur fatkeqësisht, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të saj.

“Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.

TE FUNDIT

- Advertisment -

Most Popular

“Më ngacmoi seksualisht, nuk po më lëshonte”, modelja bën deklaratën shokuese ndaj Trump

Një modele e njohur e ka akuzuar presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. Akuza është bërë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Me fytyrën e fashuar, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon operacionin që kreu

Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale në media.

Ndodh skandali, deputeti filmohet duke parë video erotike në Kuvend

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në Kuvendin e Tajlandës. Një deputet është filmuar...

Për një copë rrugë! Vritet me thikë babai i dy fëmijëve në Durrës, si ndodhi ngjarja e rëndë

Një vrasje ndodhi mesditen e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 34 vjeç, u vra nga Arbër Koti, pas...