“Totalisht e vërtetë! Trump është me origjinë shqiptare” – shkrim nga Genc Ymeraj

Nga Genc Ymeraj

Kur pak ditë më parë, disa portale vrapuan ta nxjerrin Trump-in shqiptar, e mora me të qeshur. Zakoni ynë, i thashë vetes.

Por sot në mëngjes jam totalisht i bindur, ë kishin të drejtë. Nuk u nisa fare nga incidente të vogla gjatë deklaratave të tij të këtyre viteve si banori i parë i Shtëpisë së Bardhë. Por thjesht nga performanca e tij sot.

Kur rezultatet e nxjerrin rivalin deri tani kryesues, Trump del dhe thotë triumfator se nuk e priste kaq të thellë fitoren. Pastaj më tej, totalisht i yni, kur del e thotë se po i vjedhin vota. Histori e re për SHBA-në.

Jo mo po eshte shqiptar burri i botës. Deri në drekë, besoj se do dalë të bëjë dhe shqiponjën me duar.

Emocion prej vëllau..Trump është shqiptar. Totalisht. Me këtë entuziazëm, ftoj dhe presidentin e Shqipërisë, tëmos e vonojë edhe një titull të shpejtë “Mjeshtër i madh”.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

PD denoncon ministren: Harxhon 10 mijë euro çdo javë me helikopter (Video)

Përmes denoncimit të ish-deputetit Xhemal Gjkunkshi, Partia Demokratike ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se është duke përdorur helikopterët e ushtrisë për të...

Rekord viktimash nga Covid në Shqipëri: 17 humbje jete në 24 orë dhe 795 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 795 raste të reja me koronavirus.Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 17...

Tragjike/ Ndahet nga jeta 34-vjeçarja shqiptare, pak ditë më parë ishte bërë nënë për herë të tretë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare.Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Hazbije...

“Ishte i pavetëdijshëm dhe i ftohtë”, ndërron jetë i ati sapo del nga Infektivi, djali denoncon mjekët

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga familjarët e një të moshuari me inicialet Ll.G në kryeqytet, të cilët kanë pretendime se stafi mjekësor...