Almeda Abazi prej 5 vitesh është në një marrëdhënie me aktorin turk, Tolgahan Sayisman. Dyshja janë prindër të një djali, i cili quhet Efehan.
Gjithashtu, moderatorja shqiptare është në pritje të fëmijës së dytë. Lajmin e ëmbël e zbuluan vet çifti disa ditë më parë.

Por duket se nga martesa me Almedën, Tolgahan ka mësuar disa fjalë shqip. Vet aktori ka vendosur një përshkrim në gjuhën shqipe në foton e fundit që ka publikuar.
“E kështu”, ka shkruar aktori, ndërkohë që kunata e tij, motra e Almedës i ka komentuar “Eh çfarë dhëndri kemi!”
