Saturday, October 31, 2020

Tjetër REKORD I ZI, shënohen 5 viktima nga koronavirusi, ja detajet e plota për 24 orët e fundit rreth pandemisë në Shqipëri

Shqipëria vendos një tjetër rekord të zi rastesh me koronavirus, për të dytën ditë rresht.

Gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë numri i rasteve ditore i ka kaluar 200, ndërsa 5 pacientë kanë ndërruar jetë.

Raste të reja: 203

Humbje jete: 5

Terapi intensive: 15

Intubim: 6

Aktualisht në dy spitale: 239 pacientë

sdgwerhge4hy4h.jpg

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë

Njoftimi i plotë i MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualsht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 203

Të shëruar ne 24 orë 87

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1351

Testime totale 102,004

Raste pozitive 15955

Raste të shëruara 9762

Raste Aktive 5759

Humbje jete 434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2890

Durrës 593

Shkodër 426

Korçë 325

Fier 306

Lezhë 290

Elbasan 246

Vlorë 208

Berat 168

Kukës 159

Dibër 82

Gjirokastër 66

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Horoskopi për ditën shtunë, 31 tetor, 2020

DashiNesër do të jetë ditë shumë më e mirë se ato që keni përjetuar që nga fillimi i javës. Tani mund të përmirësoni situatën...

Situata kritike, hapet spitali “Covid 3” në Tiranë, 150 shtretër dhe një Reanimacion

E premtja ka shënuar numër rekord me 301 të shtruar në dy spitalet Covid e për pasojë të gjitha kapacitet janë ezauruar. Kjo ka...

Godet sërish Aleksandër Gjoka pas ofendimeve të Ramës/ Si ndihet këngëtari pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit

Video e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili përdori fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me masat e marra nga qeveria për pezullimin e...

Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinjtë, i ze muri poshtë

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje, me magnitudë 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, goditi...