Tiranë/ 6 persona të dyshuar për koronavirus, dalin përgjigjet nga Ministria e Shëndetësisë

Një tjetër rast i dyshuar se mund të ishte prekur nga virusi kinez në Shqipëri, por fatmirësisht ka rezultuar negativ pas analizave. Deri në datë 7 shkurt ishin pesë raste, që pas testimit rezultuan negativ dhe që sipas ministres së Shëndetësisë ishin me grip sezonal. Sipas ministrisë së Shëndetësisë deri tani në total janë gjashtë rastet e testuara për koronavirus, të cilat të gjitha kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka marrë të gjitha masat për kontrolle pikat hyrëse të vendit, ndërsa ka bërë gati edhe karantinën, por ka theksuar se risku është shumë i ulët.

“Probabiliteti i infeksionit për popullatën në Shqipëri konsiderohet shumë i ulët dhe deri më tani nuk ka patur asnjë rast me koronavirusin e ri të importuar në vendin tonë. Deri tani në Shqipëri janë testuar 6 raste për koronavirusin e ri, të cilat pas testimit kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme: Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127 – thuhet në njoftim.

Numri total i viktimave nga virusi deri tani është 1369, ndërsa i të infektuarve mbi 60335.

Këshillat

Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.

Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.

Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).

Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).

Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

TE FUNDIT

- Advertisment -

ME TE SHIKUARAT

Moti për ditën e diel, 25 tetor

Gjatë ditës së diel, në vend do të mbizotërojë koha e vranët dhe me shira.Temperatura më e lartë...

Kim Jong Un ka ekzekutuar gruan e tij? Bashkëshortja e diktatorit prej 9 muajsh e zhdukur

Ri Soll-ju është bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Prej 9 muajsh ajo nuk është shfaqur më në...

E trishtë/ Foshnja e porsalindur infektohet me koronavirus, nëna e braktis në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Palermo të Italisë. Një nënë e re ka braktisur foshnjen e saj...

Vidhet llogaria në Twitter e Trump, e pabesueshme sa të thjeshtë e kishte fjalëkalimin presidenti

Llogaria në Twitter e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është hakuar së fundmi.Ka qenë...